27-07-2024

Sot derbi në Suharekë, ndërsa Liria luan si nikoqire

Sot, në kuadër të javës së  26-të të Superligës së Kosovës zhvillohen dy ndeshje në futboll.

Vëmendja do të jetë në Suharekë ku ndeshen dy pretendentët për titull, Ballkani dhe Llapi.

Aktualisht, Ballkani gjendet në vendin e parë me 51 pikë, një më shumë se Llapi i pozitës së dytë.

Sot gjithashtu luhet ndeshja mes Lirisë dhe Malishevës.

Ekipi nga Malisheva është në super formë dhe po lufon për një pozitë në garat evropiane, ndërkaq  prizrenasit janë të fundit dhe me një këmbë janë në Ligën e Parë.

Ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00./ GE

Asnjë koment

Comments are closed.