23-11-2024

Prizrenasja Tayna del para pasqyrës, reklamon trupin

Meqë tanimë jemi në fund të këtij viti dhe shumë prej artistëve janë të angazhuar me koncerte e mbrëmje të ndryshme, e këtillë më se aktive është edhe Tayna.

Reperja shqiptare gjatë këtyre pak ditëve të vitit që po e lëmë pas do performojë në vende të ndryshme jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe më gjerë.

Njëherësh ajo vazhdon t’i mbajë mjaft aktiv fansat edhe me publikimin e imazheve dhe videove të ndryshme në rrjetet sociale.

Së fundmi, Tayna, e lindur Dorutina Shala, ka sjellë një fotografi tejet atraktive nga pasqyra, përmes së cilës thekson linjat trupore.

Me sytjena dhe me tuta sportive, bukuroshja nga Prizreni mori gjithë vëmendjen me fizikun e saj joshës, e cila momentalisht është duke shijuar një kohë të mirë në Itali.

Ajo po ashtu po shijon edhe suksesin e këngës së re njëkohësisht të fundit për vitin 2019 të quajtur, “Sorry”.

Ky projekt u mirëprit dhe në kanalin zyrtar, YouTube, deri më tani ka kaluar shifrën e 2.8 milionë shikimeve./frontonline

Asnjë koment

Comments are closed.