23-11-2024

Prizreni fillon të rigjallërohet nga Pandemia (FOTO)

Për dallim nga ditët tjera, këtë fundjavë Prizreni ka pasur më shumë lëvizje të qytetarëve. Kjo është vërejtur edhe në qendrën e qytetit “Shatërvan”.

Si duket pos ditëve të zbehta nga Pandemia, qytetarët sot kanë shfrytëzuar edhe motin e bukur, me rreze dielli pothuajse verore, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Lexo edhe:

Komuna e Prizrenit del keq edhe në raportin e USAID-it amerikan për performancë (Dokument)

Duket se dalëngadalë qytetit po i rikthehet gjallëria, pas 6 muajsh të masave ndaj Pandemisë, përfshirë kufizimin e lëvizjes apo orën policore.

Sot është mbajtur gjithashtu një aktivitet, ku automjetet klasike janë ekspozuar në qendër të qytetit

Prizreni vlerësohet si qyteti më i bukur ndër viset shqiptare. Pos vendasve,  ka pasur edhe vizitorë të jashtëm.

Vizitorët si zakonisht kanë shkrepur fotot të shumta, sidomos në “Urën e Gurit” përcjellë me thënien tradicionale “Në Prizren ma t’ bukurin vend”. / GazetaePrizrenit.net/

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Asnjë koment

Comments are closed.