04-05-2024

Prizreni i boshatisur

Shmangia e lëvizjeve shkaku i Koronavirusit e ka bërë efektin në Prizren.

Në këtë qytet, gjatë ditës janë mbyllur kafiteritë dhe lokalet tjera hoteliere, ndërsa këto ndikuar edhe në reduktimin e lëvizjeve, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Prizrenasit si duket preferojnë të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa vazhdojnë komunikimin përmes rrjeteve sociale.

Por,  edhe ata që lëvizin, postojnë foto me pamje nga gjendja në qytet, sikur në fotot e qytetarit Mili Sallauka, të bëra në orët e mbrëmjes, ku shihet qendra e Prizrenit, e boshatisur.

Derisa fatmirësisht në Prizren nuk ka raste të dyshimta, Malisheva tashmë është në karantinë shkaku i një rasti me rezultate pozitive për koronavirusin./ GazetaePrizrenit.net

Fotografia e Mili Sallauka

Fotografia e Mili Sallauka

Asnjë koment

Comments are closed.