Komuna e Prizrenit ka lëshuar urdhëresë për ndalimin dhe përdorimin e fishekzjarreve dhe mjeteve piroteknike në vendet e hapura publike, raporton Gazeta e Prizrenit.
Përmes një kumtese, bëhet me dije se urdhëresa vlen për të gjitha zonat e banuara si rrugë, sheshe, tregje, trotuare, parqe dhe oborre shkollash.
“Urdhëresa mbetet në fuqi deri më 15 janar 2020 dhe përjashtim bënë vetëm nga data 31 dhjetor 2019 në ora 23:00 deri më 01 janar 2020 në ora 01:30”, thuhet në njoftim.
Me këtë rast paralajmërohen edhe për masat që do të ndërmerren nëse nuk respektohet urdhëresa.
Në rast të mos respektimit të kësaj Urdhërese, inspektorët komunalë do të jenë të detyruar të marrin masa ndëshkuese ndaj shkelësve sipas legjislacionit në fuqi.