Prizreni ndan 22 mijë € subvencione për OJQ-të që mirren me shërbime sociale
Drejtoria për Punë dhe Mirëqenie Sociale ka ndarë 22 mijë € subvencione për OJQ-të që mirren me shërbime sociale.
Pas vlerësimit të komisionit të përzgjedhur nga DPMS për ndarjen e subvencioneve, kanë përfituar 11 organizata joqeveritare.
Shuma e përgjithshme e subvencioneve të ndara është afërsisht 50 % më e lartë se shuma e ndarë në vitet e kaluara.
Në listën e publikuar nga drejtoria, organizatat përfituese të subvencioneve janë:
“Hadër” – 4500 €
“HandiKos” – 4500 €
“Qendra e Strehimit te Gruas dhe Fëmijëve”- 4000 €
“Doën Syndrome Kosova” -2000 €
“Autizimi” -2000 €
“OFAP” -1500 €
“Pema” – 1500 €
“ADAE”- 500 €
“Shoqata e të drejtave të pacientave të Kosovës” – 500 €
“Shoqata rajonale e shurdhmemenceve” – 500 €
“Shoqata e Femrave me aftësi të kufizuar – Momentet e Bukura ” – 500 €