20 ish të burgosur nga Suhareka vizitojnë Burgun e Dubravës, në përvjetor të masakrës

Rreth 20 ish të burgosur politik dhe të burgosur gjatë ofenzivës sërbe të luftës që ishin në burgun e Dubravës gjatë kohës së luftës, sot kanë udhëtuar për në vendin ku kanë parë tmerrin me sy dhe i kanë shpëtuar masakrës më barbare sërbe.

Para nisjes me ta është takuar edhe kryetari i Komunës, Bali Muharremaj. “Ngjarja e atëhershme mos u përsërit kurrë, madje as në ëndërrat tuaja. Jam shumë i vetëdijshëm se sa vështirë e keni pasur dhe sa e rëndë ka qenë ajo ditë, kur është kryer masakra mbi të burgosurit shqiptarë, mbi njerëz të lidhur dhe të pafuqishëm, karshi bishave të uritura”, u tha Muharremaj, bën të ditur njoftimi nga zyra për shtyp e komunës.

Ish të burgosurit e kanë falenderuar kryetarin për këtë gjest që ka bërë.