25-04-2024

Hiqet antena pa leje e telefonisë në parkun e Prizrenit

Kanë nisur punimet për largimin e antenës së operatorit telefonik nga hapësira e parkut të qytetit në Prizren, në afërsi të stadiumit.

Komuna  e Prizrenit ka njoftuar se antena që ishte vendosur tash e disa muaj po hiqet nga kompania, pas vërejtjeve të pranuara nga ana e Drejtorisë së Inspektoriatit.

Vendosja e kësaj antene është bërë pa lejen e autoriteteve komunale.

Asnjë koment

Comments are closed.