22-11-2024

Prizreni nën mesatare edhe për kujdesin primar shëndetësor (Dokument)

Pos mungesës së performancës,  që është nën mesataren e përgjithshme, pastaj mungesës së perfomancës në arsimin parauniversitar,  asaj në Infrastrukturën rrugore dhe transparencë ku është radhitur ka fundi i tabelës në Kosovë, Komuna e Prizrenit nën mesatare është radhitur për kujdesin primar shëndetësor.

Ndonëse, gjatë mandatit të tij gat trevjeçar të qeverisjes, në rrjete sociale, qoftë përmes profilit zyrtar në “facebook”,  të kryetarit Mytaher Haskuka apo edhe vartësve të tij është propaganduar për investime në shëndetësinë primare, ndryshe paraqitet gjendja në raportin e Ministrisë së Pushtetit Lokal (MPL) rreth performancës së Komunave për vitin 2019.

Sipas raportit, Komuna e Prizrenit ka rënë nën mesatare, duke treguar kështu 33.4 % të përfomancës. Në mesin e 36 komunave të vendit, në të cilat janë bërë matjet, Prizreni është radhitur në vendin e 24-të, shkruan Gazeta e Prizrenit.

“Kujdesi primar shëndetësor”  matë infrastrukturën dhe hapësirat e destinuara për shëndetësinë primare, resurset dhe personelin e mjaftueshëm, si dhe ofrimin e shërbimeve nga niveli komunal.

Edhe në këtë fushë, para Prizrenit jo vetëm që janë shumë komuna të mëdha si Peja, Gjakova, Gjilani, Ferizaji, por edhe ato më të vogla si Juniku, Klina, Shtimja, etj. Po ashtu para Prizrenit janë edhe të gjitha komunat më të vogla të rajonit tonë, si Rahoveci, Suhareka e Malisheva.

Lexo edhe :

Prizreni me performancë të dobët për Arsimin parauniversitar (Dokument)

Siç shihet në raport, Prizreni ka arritur të dal vetëm para Podujevës e Deçanit, si dhe komunave me shumicë nga komuniteti serb.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Raporti i MPL-së tregon matjet që janë bërë për 36 komuna të Kosovës, përkatësisht në 19 fusha të ndryshme. Vlerësim i këtij viti ka pasur në fokus pasqyrimin e të arriturave për 38 komuna, ndërsa Komuna e Mamushës dhe Dragashit nuk janë përfshirë. /GazetaePrizrenit.net

Lexo edhe:

Komuna e Prizrenit del keq edhe në fushën e Infrastrukturës rrugore (Dokument)

Asnjë koment

Comments are closed.