05-10-2024

Prizreni përjetësisht falënderues për misionin fisnik të ushtarëve gjermanë

Autoritet prizrenase e kanë vlerësuar lartë kontributin e ushtarëve gjerman të KFOR-it, të cilin pas gati dy dekadash, zyrtarisht e mbyllin sot, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Duke folur për kontributin e tyre, Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, pasi shpreh falënderime dhe mirënjohje për tërë angazhimin për vite të tëra në Prizren, vlerëson si të jashtëzakonshëm angazhimin e ushtarakëve gjerman, jo vetëm në ruajtjen e rendit e të sigurisë publike, por edhe më gjerë.

“Siguria e ofruar nga ushtria gjermane ka qenë shtytëse për zhvillimin ekonomik dhe tani kthimi i kampit ushtarak në Park të Inovacionit dhe Trajnimeve, do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik dhe në këtë mënyrë edhe në sigurinë dhe paqen në vend”, ka thënë Haskuka.

Për kryesuesin e Kuvendit  të Komunës, Artan Abrashin, sa herë kujtohet KFOR-i gjerman, do kujtohet edhe qershori 1999, Dita e çlirimit të Prizrenit, atëherë kur forcat gjermane së bashku me UÇK-në i dhanë fund okupimit të gjatë, duke shënuar ditën historike, që përjetësisht do të qëndroje në kujtesën tonë kolektive. “Në veçanti vlen të theksohet roli dhe përkushtimi i tyre këto 20 vite në Prizren, si në aspektin e sigurisë ashtu edhe mbështetjen dhe përkrahjen e pakushtëzuar në ndërtimin e institucioneve vendore. Na mbetet t’i falënderojmë përzemërsisht për punën e jashtëzakonshme të tyre dhe t’ua bëjmë me dije që Prizreni përjetësisht do të jetë falënderues për misionin fisnik të shtetit gjerman në Kosovë”, ka thënë ai.

Rezultate imazhesh për kfori gjerman ne Prizren

“KFOR-i gjerman në Prizren ishte shembulli më i mirë se si ndërtohet paqja përmes bashkëpunimit me popullsinë vendase duke kultivuar mirëbesimin e ndërsjellë”, shprehet deputeti Haxhi Avdyli.

“Prizrenit do i mungon KFOR-i gjerman, por në kazermën e saj po ngrihet inkubatori i zhvillimit ekonomik. Atu ku ushtarakët do zëvendësohen me ndërmarrës e trajner gjerman për vendorë. Lidhja e miqësia e Prizrenit me Gjermaninë do vazhdoje edhe një kohë të gjatë. Ishim dhe jemi me fat të kemi miq si Gjermaninë, që jo vetëm që u kujdesën për paqe, por do kujdesen për zhvillimin tonë ekonomik duke sjellë këtu standarde me të larta evropiane”, tha ai për “GazetaePrizrenit.net”.

Deputeti  Zafir Berisha, ndërkaq vlerëson si jetik kontributin e KFOR-it në çlirimin e Kosovës, por edhe në ndërtimin e shtetit si dhe sigurinë për 20 vite nga paslufta. “Jem nga luftëtarët e patë të UÇK-së  që jemi takuar me pjesëtarët e KFOR-it gjerman,  Ditën e çlirimit të Prizrenit dhe janë emocione të paharruara ato momente si luftëtar,  por edhe qytetar e këtij vendi”, ka thënë ai.

“KFOR-i, e në veçanti ai gjerman gjatë këtyre 19 viteve ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm, fillimisht në konsolidimin e sigurisë gjatë ditëve të para pas çlirimit të Prizrenit, pastaj ndihmën në rindërtim, strehim, zhvillim ekonomik, edukim e shumë aktivitete të tjera,  të cilat kanë bërë që popullata e Prizrenit e më gjere të krijojë një respekt të lartë për ta” , thotë Lulzim Kabashi, kryetar i degës së AAK-së.

“Një kontribut shumë të vlefshëm të ushtarëve gjermanë në Kosovë ishte edhe ajo që secili pjesëtar i KFOR-it gjerman u bë një ambasador i kosovarëve në Gjermani duke treguar atje të vërtetën e Kosovës dhe qytetareve të saj, duke përmirësuar imazhin e vendit dhe dërguar atje, të vërtetën mbi mikpritjen, fisnikërinë dhe mirënjohjen tonë për popullin gjerman”, ka thënë ai.

Në kuadër të ceremonisë lamtumirëse për tërheqjen e forcave ushtarake të KFOR-it gjerman nga Prizreni, në “Shadërvan”, do të organizohet parakalimi festiv nën përcjelljen e orkestrës ushtarake.  Në mënyrë simbolike do të hapet Parku gjermano-kosovar Inovativ dhe Trajnues

“ITP Prizren”. Në ceremoni, përveç kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka,  do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Ramush Haradinaj. /GazetaePrizrenit.net/.

Rezultate imazhesh për Deutsche Soldaten in Prizren

 

Asnjë koment

Comments are closed.