Fundjavën që lamë pas, Prizreni ka qenë i mbushur me vizitorë. Pos turistëve të huaj, këtu si zakonisht, tashmë ka vizitorë edhe nga Shqipëria e Maqedonia.
Po ashtu, në qytet kanë zbarkuar edhe shumë autobusë me nxënës nga të gjitha komunat e vendit, të cilën në shëtitjet e tyre, padyshim të parin radhisin Prizrenin.
Kalaja, pastaj Lidhja Shqiptare e Prizrenit, xhamitë, kishat dhe Hamami “Gazi Mehmet Pasha, janë disa prej atraksioneve kryesore turistike të këtushme.
Përveç objekteve historike, vizitorët këtu zgjedhin edhe ushqimet e shijshme, e sidomos qoftet.