Prizreni rrënon objektet e vjetra që paraqesin rrezik
Prizreni ka filluar me rrënimin e disa objekteve të vjetra, që janë të amortizuara dhe paraqesin rrezik nga shembja.
Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka ka thënë se konstatimi për rrënimin e këtyre objekteve është bërë pas vlerësimit të komisionit të formuar nga Drejtoria e Emergjencave dhe me urdhër të Drejtorisë së Inspektoriatit ka filluar procesi i rrënimit.
“Këto objekte që nuk kanë vlera të trashëgimisë kulturore, gjenden kryesisht përskaj rrugëve dhe deri më tani kanë pasur rrezikshmëri të lartë nga shembja” shkroi ai në faqen e tij në “facebook”.