18-04-2024

Prizrenit i shtohet shtatorja e Heroit të Kosovës, Selajdin Berishës

Në 23 vjetorin e rënies heroike, sot në Prizren është zbuluar shtatorja e Heroit të Kosovës, Selajdin Berisha.

Në ceremoninë e organizuar tek miniparku i udhëkryqit për qendrën spitalore përveç familjarëve, ishin të pranishëm edhe bashkëluftëtarë të tij, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, qytetarë,  drejtues të komunës së Prizrenit dhe zyrtarë të partive politike.

Sekretari i degës së OVL të UÇK, Isa Berisha, tha se sot po zbulohet shtatorja në përkujtim të kolosit të kombit tonë, i cili u flijua me sakrificën e tij sublime në shërbim të atdheut. Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se me vendosjen e shtatores kushtuar figurave madhore që meritojnë një gjë të tillë, do t’i përkujtojmë vlerat e luftës së lavdishme të UÇK-së, pjesë e së cilës ishte edhe komandanti, Selajdin Berisha.

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë, monument dhe ambiente të jashtme

Me një recital para të pranishmëve është paraqitur mbesa e Heroit, Lejla Gashi, si dhe këngëtari i mirënjohur, Shaqir Cërvadiku, me një këngë kushtuar Selajdin Berishës. /GazetaePrizrenit

Lexo edhe:

23 vjet nga rënia heroike e Xhevat Berishës – Mësuesit Hero

Asnjë koment

Comments are closed.