20-04-2024

Sot 5 të vdekur me Covid-19 nga rajoni i Prizrenit

Komuna e Prizrenit me tre të vdekur, sot radhitet e dyta për nga numri i viktimave në vend, raporton Gazeta e Prizrenit.

Dy raste të tjera janë nga komuna e Rahovecit. Nga të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, nuk paraqitet lokaliteti i saktë i të vdekurve, pos komunës.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj kohe nga 14.284 testime, 1.894 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19

.Në këtë kontekst Prizreni ka 197 raste,  Dragashi 7, Rahoveci 9 raste. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.