23-10-2019

Projekt për “Kthim të qëndrueshëm të personave të riatdhesuar”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me përfaqësuesin e organizatës Caritas, Kreshnik Basha për realizimin e projektit “Kthimi i qëndrueshëm i personave të riatdhesuar përmes riintegrimit socio-ekonomik”.

Projekti do t’i kushtojë vëmendje të veçantë grupeve të cenueshme siç janë nënat vetushqyese me fëmijë, personat me aftësi të kufizuara pa përkujdesje familjare, viktimat e dhunës familjare, viktimat e trafikimit me njerëz si dhe të gjithë personat e tjerë që kanë nevojë për mbështetje dhe trajtim të veçantë në riintegrim.

Me anë të këtij bashkëpunimi, do të mundësohet përmirësimi i jetës në aspektin ekonomik dhe psikosocial të këtyre personave, duke organizuar trajnime në vendin e punës, duke dhënë mbështetje financiare për bizneset fillestare, asistencë mjekësore, asistencë në edukim, si dhe duke organizuar aktivitete të tjera me qëllim të përfshirjes së institucioneve lokale publike në procesin e riintegrimit të personave të riatdhesuar.

Asnjë koment

Comments are closed.