Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se në Kosovë janë ngritur 46 aktakuza ndaj 56 personave, raporton Gazeta e Prizrenit.
Referuar njoftimit, nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetegjashtë (46) aktakuza, kundër pesëdhjetegjashtë (56) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar”, është thënë për media.
Gjithashtu, janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër nëntë (9) personave të dyshuar, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër dy (2) personave dhe dy (2) kërkesa për sekuestrimin e përkohshëm të sendeve.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një kërkesë për letër rreshtim vendor dhe ndërkombëtar kundër një (1) personi, me dyshimin se ka kryer disa vepra penale.
Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale, të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)./GazetaePrizrenit.net