Prokuroria fillon hetimet ndaj Arben Vitisë për dallaveret me tenderët
Tenderët e dhënë nga Ministria e Shëndetësisë gjatë kohës kur ajo udhëhiqej nga Arben Vitia, kanë përfunduar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, e cila ka iniciuar rast për ta hetuar procesin e dhënies së tyre.
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ndërmarrë veprime për t’ju gjetur përgjigje dyshimeve të ngritura për keqpërdorime nga ana e ish-ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia. Prokuroria ka iniciuar rast për zhvillimin e hetimeve lidhur me disa tenderë të dhënë nga Ministria e Shëndetësisë në kohën kur Vitia ishte në krye të këtij digasteri.
Prizreni ndër komunat e fundit në vend për performancën për taksat dhe tarifat (dok)
“Duke ju referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, ju njoftojmë se lidhur me këtë çështje Prokuroria Themelore në Prishtinë ka iniciuar rast për zhvillimin e hetimeve”, ka thënë Ulaj per Express, e cila nuk ka treguar nëse Vitia është intervistuar për këtë çështje.
Në Komisionin për Shëndetësi është thënë se për disa javë, Ministria e Shëndetësisë kishte bërë blerje në vlerë prej 5 milionë eurosh me procedura të negociuara, duke anashkaluar procedurat e rregullta me arsyetimin se vendi ndodhej në situatë emergjente.
Derisa mediat kanë raportuar se për produkte të blera ishin paguar çmime të fryra. Ish-ministri Vitia fajin ua kishte lënë operatorëve ekonomikë në treg për çmimet e larta.
Që nga shpallja e situatës Emergjente të Shëndetit Publik, përmes një vendimi, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik i kishte dhënë të drejtë Ministrisë së Shëndetësisë që, për qëllime të sigurimit sa më të shpejtë të materialeve mbrojtëse për ruajtjen e shëndetit të profesionistëve shëndetësor dhe popullatës nga COVID-19, të zhvillojë procedura të negociuara të prokurimit publik.
Sipas partive të atëhershme opozitare, kjo ishte keqpërdorur.
Lexo edhe:
Në fund të majit, anëtarët e Komisionit për Shëndetësi nga radhët e opozitës kërkuan që lënda e tenderëve të Ministrisë së Shëndetësisë në kohën e pandemisë të shkojë në Prokurori për hetim.
Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje fillimisht insistonte që kjo lëndë të shqyrtohej nga komisioni hetimor parlamentar, më pas edhe ata, e edhe ish-ministri Vitia kishin kërkuar që Prokuroria ta hetojë procesin e dhënies së këtyre tenderëve. /GazetaMetro/