04-12-2024

Prokuroria: Vëllezërit Viqentijeviq dyshohet se përdorën qëllimshëm eksploziv në kanalin e Ibër-Lepencit

Vendimi u mor pas seancës dëgjimore, ku u aprovua kërkesa e Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij, nën dyshimin se i njëjti bashkë me vëllain e tij, Dragisha Viqentijeviq, kanë kryer veprën terroriste, duke përdorur eksploziv.

Në dosjen e Prokurorisë të cilën e ka parë Sinjali, thuhet se ekziston dyshimi se i bazuar se më 29 nëntor 2024, në fshatin Varagë të Zubin Potokut, konkretisht në pjesën e kanalit Ibër-Lepenc, Jovan Viqentijeviq në bashkëkryerje me të dyshuarin Dragisha Viqentijevq, me qëllim të shqetësimit serioz të banorëve dhe cenimit të rendit kushtetues dhe sigurisë publike në Kosovë, qëllimisht kanë dëmtuar pajisjet publike të ujësjellësit dhe kanë kryer veprën penale terroriste duke përdorur eksploziv dhe mjete eksplozive drejtpërdrejt në pjesën e kanalit dhe në infrastrukturën e betonit.

Tutje, sipas Prokurorisë, të dyshuarit e kanë aktivizuar eksplozivin dhe si pasojë kanë dëmtuar rëndë dhe e kanë bërë të papërdorshëm për shfrytëzim të mëtutjeshëm ujin, kështu që ua kanë pamundësuar qytetarëve furnizimin me ujë për pije dhe e kanë rrezikuar prodhimin e energjisë elektrikë në nivel te vendit.

Ndryshe, punimet për sanimin e dëmeve në kanalin e Ibër-Lepencit, janë duke vazhduar në terren./GazetaSinjali/


Asnjë koment

Comments are closed.