Pronari i fabrikës në Reçan, ku vdiq 17 vjeçari gjendet jashtë vendit, s’ka të arrestuar
Rreth orës 12 të ditës së sotme ka ndodhur një rast i rëndë ku një punëtor, i mitur 17 vjeçar, ka humbur jetën në një fabrikë të stiroporit në Prizren.
Policia këtë rast e ka cilësuar si vdekje aksidentale.
Ndërkaq, Petrit Kryeziu, prokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka thënë për KTV-në se rasti ka ndodhur në fshatin Reçan, ndërsa viktima është një 17 vjeçar.
Ai tha se në vend të ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante, e edhe inspektorati i punës për të parë nëse vendi ka qenë i siguruar.
Sipas kryeziut, ende askush nuk është ndaluar në këtë rast pasi që është konstatuar se pronari i firmës është jashtë vendit.
“Asnjë person s’e kemi të ndaluar sepse pronari gjendet në botën e jashtme. Ende nuk kemi persona të dyshimtë konkretë. Policia është duke e bërë punë e vetë”, ka thënë Kryeziu për KTV-në.