26-04-2024

Prostitucioni po ‘lulëzon’, bien në pranga të Policisë edhe dy të dyshuar në Prizren

Prostitucioni po vazhdon të jetë një fenomen mjaft shqetësues dhe një sfidë për institucionet në Kosovë. Autoritetet e vendit në vazhdimësi raportojnë për gra dhe burra që dyshohen për marrje me prostitucion, ku në shumicën e rasteve të dyshuarit janë të moshave të reja.

Një rast i tillë është zbuluar të ketë ndodhur në muajin korrik në Prizren dhe të dyshuar janë dy persona. Ky rast ndërlidhet me arrestimin e dy grave, të cilat u kapën para disa ditësh në Prizren, nën dyshimet për mundësim në prostitucion, raporton Gazeta Sinjali.

Dy të arrestuarit që u kapën sot janë A.I., dhe K.H. dhe të njëjtit dyshohen se janë marrë me prostitucion. 

Burime thonë se të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, ndërsa rasti është proceduar në Departamentin për Kundërvajtje në Gjykatën Themelore në Prizren.

Asnjë koment

Comments are closed.