‘Protesta’ e Jasharit: Rrnoftë UÇK
Pas thirrjes së bërë për të marshuar në hapësirat jashtë shtëpisë, në nder të të gjithë luftëtarëve dhe të rënëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka publikuar një video në rrjetin e tij social ku shihen dy luftëtarëve të UÇK’së, Adem Jashari dhe Hamëz Jashari, transmeton Gazeta Metro.
Bekim Jashari, pasardhës i këtyre figurave legjendare, komandantë të UÇK’së, ka kujtuar familjarët e tij me anë të publikimit të transmetimin të televizionit publik lidhur me luftën e pastër dhe të fortë që kanë bërë dy luftëtarët legjendarë.
“Rrnoftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës!
Lavdi të gjithë dëshmorëve!”, ka shkruar Bekim Jashari.