26-04-2024

Prurjet nga mërgimi…

Shkruan:  Bajram Hoti /Gjermani

Kandidati nga mërgimi duhet të jetë profil profesional dhe me eksperiencë, që flet gjuhë të huaj rrjedhshëm e gjithashtu edhe njohës i problemeve politike në vend!

Mërgatës mendoj nuk i duhet përfaqësim për ta, por për ta ndihmuar vendin!

Ka kaluar koha e veprimtareve të vjetra, patriotëve apo aktivisteve të partive politike që shumicën i njohim.

Është vërtet e guximshme të kandidohet kur nuk i posedon në aplikacion kushtet e lartë përmendura.

Pasi që është hera e parë që veprohet kështu, besoj se nuk i duhen Kosovës njerëz që janë të konsumuar e njohur vetëm për patriotizëm të shprehur në “Facebook”, por duhet një ndryshim rrënjësor me gjenerata!

Të lirojmë rrugë për rininë e ne të rrimë e te krenohemi me atë që deri tash kemi bërë.

Personalisht kam ofertë nga dy subjekte, por të dyja i kam anuluar duke u bazuar në kushtet që parashtrova, por edhe shkaku i situatës private e familjare që aktualisht gjendem.

Deputeti nga diaspora nesër në Parlamentin e Republikës së Kosovës duhet të jetë thjeshtë zë i korrigjimit dhe vlerë e ndryshimit të mentalitetit të atjeshëm politik!

Besoj se mërgimi tashmë kudo ka kuadro profesionale, të cilat i duhen Kosovës, por jo mentalitet të vjetërsuar të “Facebookut”!

Po shoh, se disa shokë kanë filluar e kandiduar,  por vërtet edhe pse kanë bagazh patriotik e te kaluar respektive nga të gjithë personalisht besoj se i takojnë së kaluarës.

Nëse gjatë tërë kohës kemi kërkuar, ndryshim në të gjitha sferat atëherë ne nuk mund të jemi me ndryshimi.

Bashkë me Hashimin edhe neve na ka shkelur rrota e ndryshimit historik!

Krenarë për të kaluarën, veprimtarinë politike e kombëtare, por ka ardhur koha e ndryshimit të madh politik sa nuk është bëre vonë!

Pavarësisht kush çka e tek, i uroj suksese në vizionin politik që ka vendosur!

(Autori është veprimtar dhe punon në Gjermani)

P.S.
Shkrimet e opinioneve janë shprehje e mendimit të lirë, dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë edhe qëndrimin e portalit “GazetaePrizrenit.net”.

 

Asnjë koment

Comments are closed.