PSD-ja mbështet ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit
Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka folur për ndërtimin ose jo të ndërtimit të Autostradës së Dukagjinit.
Ai ka thënë se pasi kanë hyrë në koalicion parazgjedhor me AAK-në, kanë diskutuar edhe për ndërtimin e kësaj autostrade.
Molliqaj ka thënë se PSD do të ofrojë ekspertizë që ndërtimi i kësaj Autostrade, të mos ketë kosto të lartë.
Edhe Daut Haradinaj, që njëjtë sikurse Molliqaj, vijnë nga rajoni i Dukagjinit, përkatësisht, janë nga komuna e Deçanit, ka thënë se kjo Autostradë është shumë e domosdoshme për qytetarët e kësaj ane.