26-04-2024

Pse sipas Baldedajt, Haskuka është i pafuqishëm?

Shefi i grupit të asamblistëve të AAK-së në Prizren, Ilir Baldedaj, e ka quajtur si të pafuqishëm  kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka. Ai ka deklaruar kështu në një reagim që ka bërë pas një postimi të kryetarit rreth çështjes së mbeturinave në qendrën e qytetit, të cilën Haskuka e ka vlerësuar si pengesë për turizmin.

Baldedaj,  ndërkaq po ashtu ka shkruar në faqen e tij të “facebook-ut”  se “I pafuqishmi Kryetari i Prizrenit, nëse edhe më tej mund ta quajmë kështu, në faqen e tij në rrjetin social po e shpërfaq bërllogun që po ia mbulon qytetin dhe fajtorët kërkon t’i gjej jashtë orbitës së kabinetit, i cili i ka dalë jashtë dore”.

Më tej po japim të plotë postimin e tij:

“Mirë që e pranoi që bërllogu po kthehet në Prizren në kohën e tij, por ai duhet të dal publikisht e të kërkon falje e të tregoj se është i pafuqishëm t’i ndal ndërtimet. Ai ua vë shiritat objekteve ku punohet ata përsëri punojnë dhe Myta detyrohet përsëri të dal të vë shirita.

Myta mbet duke vendos shirita A ka ndonjë lojë në mes mbetet të shihet… Mytaher Haskuka duhet të dal para qytetarëve të Prizrenit dhe ta pranojë se, se nuk ka as fuqi e as dije për ta udhëheq qytetin e Prizrenit.

Ndryshe ai po vazhdon të gënjejë, ta gënjejë vetveten sepse qytetarët e Prizrenit nuk i gënjen dot. Mytaher Haskuka duhet të ik një ditë e më parë, t’i kthehet jetës në Prishtinë sepse Prizreni për të është ekuacion shumë i vështirë dhe nuk e zgjidh dot”, ka shkruar ai.

Asnjë koment

Comments are closed.