Punëtorët shëndetësorë sot do të mbajnë grevë tetë orëshe

Kështu ka bërë të ditur Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës.

Sipas njoftimit nga FSSHK-ja greva do të jetë tetë orëshe.

Shërbimet do të jepen konform Ligjit mbi Greva.

“Njoftojmë opinionin e gjerë se edhe për kundrejt pritjeve tona që të takohemi me institucionet shtetërore,kjo e fundit nuk ka reflektuar.Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës si pasojë e mospërgjigjes nga ana e Qeverisë është e obliguar që nesër me datë 02.12.2021 e Enjte të mbajë Grevë 8(tetë) orëshe pranë institucioneve shëndetësore.Këshilli Qendror Grevist siguron se të gjitha shërbimet emergjente do të jepen konform Ligjit mbi Greva. Me këtë rast kërkojmë mirëkuptim nga ana e popullatës”.