27-04-2024

Qendra kryesore e mjekësisë familjare në Rahovec pajiset me aparatura për Gjinekologjinë

Qendra kryesore e mjekësisë familjare “Fahredin Hoti”, në Rahovec ka pranuar donacion në vlerë prej 5 mijë eurosh nga Ipko.

Në ceremoninë e dorëzim-pranimit të donacionit me aparatura për Repartin e Gjinekologjisë kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Smajl Latifi me bashkëpunëtorët, Arianit Duraku, shef i shitjes në Ipko dhe stafi i QKMF-së.

Gazmend Zeka, gjinekolog, ka thënë se aparaturat e pranuara si donacion, të hënën, nga IPKO, janë të nevojshme dhe do t’ ia lehtësojnë punën personelit, që punon në Repartin e Gjinekologjisë, por edhe nënave dhe fëmijëve.

Asnjë koment

Comments are closed.