Qeveria amniston Taynën nga karantina
Rep-artisja kosovare, Tayna, nuk ka qëndruar për 14 ditë e karantinuar në Qendrën e Studentëve, ashtu siç kanë bërë të gjithë udhëtarët që kanë ardhur nga jashtë në Kosovë.
Këngëtarja që kishte udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi koncerti i saj ishte anuluar për shkak të pandemisë, kishte hyrë në Kosovës, përmes pikës kufitare Maqedoni-Kosovë, shkruan Insajderi.
Kështu kishte deklaruar menaxheri i saj, Rinor Hykolli dhe këngëtari Robert Berisha të cilit kanë qenë së bashkë me Taynen për të njëjtën ngjarje.
“Jo, Tayna ka shkuar në shtëpi. Ka udhëtuar prej Cyrihit”, kishte deklaruar menaxheri i saj Hykolli.
Të njëjtin version thuajse e ka treguar edhe këngëtari Berisha.
“Pas anulimit të koncertit Tayana ka shku në Miami nja katër ditë, mandej e ka pasur fluturimin Cyrih-Shkup, disa ditë pasi kemi ardh na Kosova i ndreqi punët dhe e bëri një marrëveshje me Maqedonin që me i lanë shqiptarët me zbrit edhe pse s’janë shtetas të Maqedonisë. Ka zbrit në Shkup edhe prej aty ka hy në Kosovë së bashku me DJ e saj, dhe më pas ka shku në shtëpi”, kishte thënë Berisha në RTV Dukagjini.
Hykolli dhe Berisha menjëherë pasi kanë hyrë në Kosovë, janë futur në karantinë për 14 ditë.
Tayna ende nuk dihet si kishte hyrë saktësisht në Kosovë, pasi Qeveria kishte mbyllur kufijtë menjëherë pas përhapjes së Koronavirusit.
Madje e njëjta ka shkruar në shtëpinë e saj pa ju nënshtruar edhe masave të karantinimit.