14-12-2024

Qeveria vendos për ndërtimin dhe renovimin e disa stadiumeve, përfshihet edhe ai i Prizrenit

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka aprovuar projektet kapitale si në vijim si projekte kapitale shumëvjeçare:

•    Ndërtimi i Stadiumit të Qytetit në Pejë;

•    Renovimi i Stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren;

•   Ndërtimi i Stadiumit të Qytetit në Ferizaj;

•  Renovimi i Stadiumit të Qytetit në Vushtrri;

–    Emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë  të Kategorisë Drejtuese: “Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit”.

–   Emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë  të Kategorisë Drejtuese: “Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës”.

–   Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika.

Asnjë koment

Comments are closed.