12-05-2024

Rahovec: 2 mijë euro për rregullimi i qytetit për festa

Ka nisur sot dekorimi i qytetit të Rahovecit për festat e fund vitit, dekorimi ka nisur nga Podrumi i Vjetër për të vazhduar deri te Lab Oil. Dekorimi do të bëhet edhe tek tre rreth rrotullimet në hyrje të qytetit.

I pranishëm në nisjen e dekorimit ishte kryetari i komunës, Smajl Latifi, me bashkëpunëtor dhe përfaqësues të OJQ-ve të cilët do të kontribuojnë në dekorimin e qytetit. Në dekorimin e qytetit po ashtu, do të kontribuojnë edhe bankat dhe bizneset e qytetit të Rahovecit.

“Ftohen qytetarët që të bashkohen në dekorimin e qytetit, në mënyrë që qyteti të marrë pamjen të cilën e meriton për të festuar festat e fund vitit”, thuhet në komunikatën e dërguar nga komuna e Rahovecit.

Dekorimi i qytetit buxhetit të komunës së Rahovecit do t’i kushtoj rreth 2000 euro.

Asnjë koment

Comments are closed.