Një banor i fshatit Celinë të Rahovecit dje pasdite ka njoftuar policinë, se kishte hasur dy thasë me mjete shpërthyese në oborrin e shtëpisë, raporton Gazeta e Prizrenit.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se duke punuar në oborrin e shtëpisë së tij kishte hasur në dy thasë, në të cilët kishte pas mjete shpërthyese”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti policore i cili ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes.
Njësiti EOD i FSK-së ka dalë në vendin e ngjarjes i cili në mënyrë të sigurt i ka tërheqë nga vendi mjetet shpërthyese. /GazetaePrizrenit.net