18-04-2024

Një femër lëndohet në një aksident trafiku në Prizren

Një aksident trafiku me lëndime të rënda ka ndodhur në Prizren. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur dje pasdite në rrugën “Turgut Ozall”.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete me ngasës mashkull dhe femër kosovarë.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit, ngasësja femër ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor, ndërsa tjetri ka pësuar lëndime të lehta dhe pas tretmanit është liruar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. /GazetaePrizrenit.net

Foto nga arkivi
.

Asnjë koment

Comments are closed.