25-04-2024

Rahovec: Dy thasë me mjete shpërthyese gjenden në oborrin e një shtëpie

Një banor i fshatit Celinë të Rahovecit dje pasdite ka njoftuar policinë, se kishte hasur dy thasë me mjete shpërthyese në oborrin e shtëpisë, raporton Gazeta e Prizrenit.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se duke punuar në oborrin e shtëpisë së tij kishte hasur në dy thasë, në të cilët kishte pas  mjete shpërthyese”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti policore i cili ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes.

Njësiti EOD i FSK-së ka dalë  në vendin e ngjarjes i cili në mënyrë të sigurt i ka tërheqë nga vendi mjetet shpërthyese. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.