Ai u ka premtuar se Qeveria do të angazhohet që t’u ndihmojë përmes subvencioneve apo kompensimeve, njofton Klan Kosova.
Haradinaj tutje ka thënë se do të rishikohet mundësia e riaktivizimit të “sistemit të raketave” që dikur përdoreshin për të shpërndarë retë që sillni shiun dhe breshrin.
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë që presin të kenë mbështetje nga Qeveria pas dëmtimeve që ua ka shkaktuar breshri në të mbjella.