26-04-2024

Rahovec: Haradinaj ju premton mbështetje fermerëve të dëmtuar nga breshri

Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë ditës ka qëndruar në Rahovec, ku  ka vizituar fermerët e dëmtuar nga breshri pas reshjeve që ndodhën në muajin qershor.

Ai u ka premtuar se Qeveria do të angazhohet që t’u ndihmojë përmes subvencioneve apo kompensimeve, njofton Klan Kosova.

Haradinaj tutje ka thënë se do të rishikohet mundësia e riaktivizimit të “sistemit të raketave” që dikur përdoreshin për të shpërndarë retë që sillni shiun dhe breshrin.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë që presin të kenë mbështetje nga Qeveria pas dëmtimeve që ua ka shkaktuar breshri në të mbjella.

Asnjë koment

Comments are closed.