27-04-2024

Malishevë: Vazhdon faza e dytw e dezinfektimit nga rriqrat

Kjo fushatë e dezinsektimit, zhvillohet në kuadër të masave për parandalimin dhe luftimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), virus i cili bartet përmes rriqrave.

Pas Balincës, dezinsektimi i zonave endemike, ka vazhduar sot në Mleqan dhe do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, deri në përfundim të fazës së dytë të kësaj fushate.

Janë paraparë të dezinsketohen rreth tre mijë hektarë, kryesisht zona të frekuentuara nga qytetarët, ndërsa kjo fushatë e dezinsektimit mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Asnjë koment

Comments are closed.