23-04-2024

Papastërtia pengesë për turizmin në Prizren, parashihet plan veprimi

Zyrtarët prizrenas kanë vlerësuar  mungesën e papastërtisë në qendrën e  qytetit, si njërin prej defekteve serioze që pamundëson zhvillimin e turizmit.

Ai ka shkruar në profilin e tij të facebook-ut se për shkak të konfiguracionit kodrinor, frekuentimit të madh dhe veprimtarive të shumta hoteliere, Qendra Historike është hapësira publike më e ndotur e qytetit.

Kryetari ka njoftuar se zyrtarët komunal nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe ajo për Inspektorate kanë përpiluar një plan të menaxhimit të mbeturinave në mënyrë që të ofrojmë një ambient të pastër për vizitorët e shumtë.

“Plani i menaxhimit parasheh respektimin e përpiktë të orarit të mbledhjes së mbeturinave, si dhe ndëshkimet për mosrespektimin e tij. Në këtë mënyrë do të evitohet krijimi i deponive me mbeturina të cilat përhapin papastërti nëpër gjithë zonën”, ka shkuar ai.

Haskuka ka njoftuar se gjatë ditëve në vijim do të shpërndahen fletushkat me udhëzime për planin e menaxhimit të mbeturinave për qytetarë dhe ndërmarrës që veprojnë në këtë zonë, ndërsa janë lutur qytetarët për bashkëpunim.

Asnjë koment

Comments are closed.