Rahovec: Kthehet në rivlerësim prokurimi për Hartën Zonale
“Anulohet njoftimi për dhënie të kontratës me titull ‘Hartimi i Hartës Zonale të Komunës së Rahovecit…, të iniciuar nga Komuna e Rahovecit dhe lënda kthehet në rivlerësim”, shkruan në njoftimin e OSHP-së, shkruan sot Koha Ditore.
Në arsyetimin e vendimit bëhet e ditur se njoftimi për kontratë për këtë aktivitet të prokurimit është bërë më 22 qershor 2018, derisa hapja e ofertave ishte bërë më 11 korrik 2018. Operatori ankues nga Komuna ishte njoftuar më 20 nëntor 2018 se është eliminuar si tenderues.
Ky operator më 22 nëntor 2018 ka bërë kërkesë për rishqyrtim te autoriteti kontraktues dhe pasi që i është refuzuar kjo kërkesë ka deponuar ankesë në OSHP më 6 dhjetor 2018, me pretendimin se Komuna e Rahovecit ka vepruar në kundërshtim me nenet 7, 25, 56 dhe 59 të LPP-së dhe nenin 27 të RRUOPP-së dhe interpretimin e KRPP-së.