Rahovec: Ngrihet aktakuzë për lëndim të rëndë trupor
Gjykata Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.M, për veprat penale “ lëndim i rëndë trupor” dhe “mbajtje në pronëso, kontroll ose pronësi të paautorizuar të armëve”
Sipas aktakuzës me datën 12.12.2018, në Komunën e Rahovecit, pikërisht në një autoservis ku ishin duke e rregulluar një automjet, i dëmtuari Z.V kishte gjetur një armë.
B.M duke tentuar ta merr armën nga nipi i tij e godet në pjesën e majtë dhe të djathtë të trupit duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Armën me të cilën ai ka gjuajtur, i pandehuri ngarkohet edhe për veprën e dytë të lartcekur, njofton Gjykata Themelore e Gjakovës.
Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që i pandehuri të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë.