23-04-2024

Rahoveci e Prizreni shtyjnë debatet publike për “Autostradën e Dukagjinit”

Debatet publike të caktuara për javën tjetër në Komunën e Prizrenit dhe atë të Rahovecit lidhur me projektin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për ndërtimin e “Autostradës së Dukagjinit” janë shtyrë për fillimin e muajit shkurt, shkruan sot Koha Ditore.

Arsyetimet e dhëna nga komunat përkatëse janë të ndryshme. Komuna e Prizrenit ka përmendur kërkesat në drejtim të MIT-it dhe agjendën e kësaj ministrie si arsye për prolongimin e debatit publik, derisa Komuna e Rahovecit ka theksuar se debati publik për këtë autostradë shtyhet për faktin se përkon me ditën e mbajtjes së seancës së Kuvendit të Kosovës për shqyrtimin e buxhetit për vitin 2019.

Komuna e Rahovecit të mërkurën ka bërë të ditur se bashkë me MIT-in dhe kompaninë projektuese “Infra Plus” shtynë “debatin publik për definimin e variantit më të favorshëm të projektit të autostradës Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Rahovec-Prizren”.

Rahoveci e Prizreni shtyjnë debatet publike për “Autostradën e Dukagjinit”

Asnjë koment

Comments are closed.