24-11-2024

Rahoveci mbështetet te modeli i komunave tjera për stacionin e autobusëve

Gjatë takimit të parë, anëtarët e Komisionit Komunal të Aksionareve të Stacionit të Autobusave, në Rahovec janë dakorduar që të fillohet puna në teren, së pari duke identifikuar të gjithë zonën e pronës së stacionit, deri të planet e së ardhmes se si do të funksionojë Stacioni i Autobusëve.

Bazuar në ligjin për ndërmarrje publike “Stacioni i Autobusëve”, në Rahovec kalon si aset 100%, në pronësi të Komunës.

Referuar njoftimit nga komuna e Rahovecit, Komisioni është formuar në prill, me vendim të Kuvendit Komunal. Nga Qeveria Komunale anëtar i këtij komisioni është zgjedhur Përparim Krasniqi, ndërsa Rexhep Oruqi dhe Hanalora Hoti, janë zgjedhur nga Kuvendi Komunal.

Në mbledhjen e mbajtur është biseduar që të bëhet auditmi, analizimi i pronës, dhe të merren si model Komunat të cilët e kanë zgjidhur çështjen e stacioneve të autobusëve, e deri te funksionalizimi komplet i stacionit në kompetence Komunale.

Asnjë koment

Comments are closed.