Raportimet se forcat serbe hynë brenda territorit të Kosovës, Policia: KFOR-i patrulloi me autoritetet e Serbisë
Sot gjatë ditës në mediat vendor u publikua një fotografi që paraqet disa ushtarë në afërsi të fshatit Bervnik të Komunës së Podujevës.
Sipas një qytetari, dyshohej për ushtarë serbë qe kanë prekur territorin e Republikës së Kosovës.
Sipas Policisë së Kosovës bëhet fjalë për patrullimet e përbashkëta KFOR-autoritetet e Serbisë.
“Informacion zyrtar, Lidhur me informacionin e publikuar në disa media/portale, ku thuhej se një qytetar ka parë forcat serbe se kanë hyrë në territorin e Kosovës diku në zonën kufitare, në fshatin Bervenik të komunës së Podujevës, Policia e Kosovës menjëherë ka ndërmarrë veprime konkrete duke trajtuar këtë informacion.
“Bazuar në informacionet zyrtare bëhet fjalë për patrullime të përbashkëta, që KFOR me kontigjente të caktuara, realizon me autoritet policore serbe, ashtu siq realizon edhe patrullime të përbashkëta me njësitet relevante të Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës me njësitet relevante, përfshirë ato kufitare vazhdon patrullimet policore në ruajtje të rendit kushtetues, ofrim të siguris dhe parandalim të krimit trans kufitar”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.