20-04-2024

Rashica dhe Gold AG shtruan iftar për nevojtarët në Prizren

Shqiptarët shumë herë e kanë treguar karakterin e tyre human.

Reperi Gold Ag bashkë me futbollistin Milot Rashica mbrëmë kanë shtruar iftar për nevojtarët.

Ata bashkë me hoxhën dhe humanistin Halil Kastrati iu bashkuan iniciativës që të jepnin një shujtë bukë për ata që kanë nevojë.

“Sot bashk me vëllaun @milotrashica7 në shpërndarje të iftarit për nevojtarët te @jetimat.e.ballkanit.Faleminderit vëlla @halilkastrati dhe gjithë ata që kontribuan  [ë] ”, kishte shkruar Goldi mbi një fotografi teksa shihem para ushqimit të gatshëm për të bërë shpërndarjen e tyre në kohë të iftarit.

Ky veprim ishte kryer në qytetin e Prizrenit dhe është duartrokitur nga ndjekësit e reperit, të cilët e vlerësuam si veprim të duhur në muajin e shenjtë të Ramazanit./zëri/

Asnjë koment

Comments are closed.