25-04-2024

Rasti “Brezovica”: Paraburgim për 7 të dyshuarit e fundit

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit për shtatë të dyshuarit në rastin e njohur si “Brezovica”.

Sipas njoftimit, në mesin e të paraburgosurve është edhe asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Berat Lahu.

“B.L., i dyshuar për shkak të veprës penale ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e gjykatës, transmeton Klankosova.tv.

Për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar dhe marrje të ryshfetit, Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit edhe Sh.Sh., dhe S.S.1.

Për marrje ryshfeti, masa e paraburgimit u është caktuar edhe dy të dyshuarve të tjerë, G.B, dhe A.Ç, kurse L.V dyshohet se ka kryer veprat penale “dhënie e ryshfetit” dhe “ushtrimi i ndikimit”.

Kurse, për shkak të veprës penale “fajdeja në bashkëkryerje”, 1 muaj paraburgim u është caktuar edhe G.S dhe S.S2, ku G.S dyshohet për veprat penale “dhënie ryshfeti”, “ushtrim i ndikimit” dhe “pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare”.

“Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë”, thuhet në njoftimin e gjykatës. /KK

Asnjë koment

Comments are closed.