20-04-2024

Rasti për Astrit Deharin, pezullohet nga puna kryeinspektori

Ministria e Drejtësisë ka pezulluar nga puna Kryeinspektorin e Inspektoratit, Ylber Topalli.

Përmes një komunikate për media MD ka bërë të ditur se procedura disiplinore ndaj z. Topalli është iniciuar për pretendimet e shkeljeve të rënda procedurale që janë të ndërlidhura me rastin e ngjarjes së Astrit Dehari, që kishte ndërruar jetë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor 2016.

“Procedura disiplinore ndaj z. Topalli është iniciuar për pretendimet e shkeljeve të rënda procedurale që janë të ndërlidhura me rastin e ngjarjes së Astrit Dehari, që kishte ndërruar jetë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor 2016. Me këtë rast, pas konstatimit të gjetjeve të Raportit të cilat i kemi proceduar edhe në Prokurori të Shtetit, bëjmë thirrje dhe theksojmë nevojën e vazhdimit të procedurave hetimore për trajtimin e mëtutjeshëm të të gjitha rrethanave deri në zbardhjen përfundimtare të këtij rasti” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

/GazetaSinjali/

Asnjë koment

Comments are closed.