29-04-2024

Reagim i avokatëve të degës Regjionale në Prizren

Dega Regjionale në Prizren në takimin e mbajtur më 13.09.2018 me Kryetarin e Gjykatës dhe  përfaqësues të gjykatës themelore në Prizren dhe në mbledhjen e tubimit të degës regjionale në Prizren të mbajtur më datë  21.09.2018, pas diskutimeve në këto mbledhje, REAGON në gjetjet dhe vlerësimin e organizatës  Demokracia Plus (D+) nga Prishtina, lidhur me gjetjet dhe raporteve për cilësinë e shërbimeve të ofruara dhe vlerësimin e tyre lidhur me korrupsionin në gjykatën themelore në Prizren me degët e saja në Suharekë dhe Dragash, ashtu që avokatet e kësaj dege janë deklaruar se nuk qëndron vlerësimi i rangimit të gjykatës themelore në Prizren, e  në veçanti lidhur me korrupsionin dhe shkaqet kryesore të korrupsionit respektivisht të ndikimit të avokatëve në korrupsion.

Avokatët e regjionit të Prizrenit, ushtrojnë veprimtarinë e shërbimeve të avokatit në përputhje me ligjin mbi avokatinë,  dispozitave të kodit të etikës të OAK-së dhe  dispozitave ligjore pozitive në  Republikën e Kosovës.

Avokatët e regjionit të Prizrenit nuk janë kontributdhënës në çfarë do qoftë veprimi korruptiv dhe njëkohësisht janë të bindur se gjykata themelore në Prizren, pas vlerësimit si me efikase në punën e saj, nuk qëndron vlerësimi dhe nuk është e drejtë që gjykata themelore në Prizren të rangohet siç është paraqitur në raportin e organizatës  Demokracia Plus (D+) nga Prishtina

Avokatët e regjionit të Prizrenit, do të vazhdojnë bashkëpunimin në zbatim të ligjit me të gjitha organet e sistemit të drejtësisë dhe institucionet tjera shtetërore duke kontribuar për një sistem të drejtësisë sa ma transparent e ma efikas në zbatim Ligjit, njofton kryetari i degës Regjionale të Avokatëve në Prizren, Hajrip Krasniqi./tvprizreni/

Asnjë koment

Comments are closed.