Ka eskaluar situata në ndeshjen gjysmëfinale në Superligën e Kosovës në Basketboll mes Ponte Prizrenit dhe Pejës.
Në përfundim të pjesës së parë ka ndodhur një incident, ku janë përfshirë në rrahje masive basketbollistë e zyrtarë të të dyja klubeve.
Pas reagimit të KB Peja, ku njoftoi për të lënduar nga ky incident, ka reaguar edhe Ponte Prizreni, duke treguar edhe shkaktarin e nisjes së gjithë kësaj mesele.
Ponte Prizreni gjithashtu njofton se ka të lënduar nga ana e tyre, dhe se tashmë kanë hapur rastin në polici.
Rezultati pas pjesës së parë është 49:48 në të mirë të mirë të skuadrës pejane.
Postimi i plot i Ponte Prizrenit në Facebook:
Ndërpritet ndeshja në Prizren!
Ngjarje jo e këndshme në ndeshjen e 5 të gjysëmfinales së playoffit.
Fund qerekut të dytë ish reprezentuesi Polak, gjatë gjithë kohës duke provokuar dhe ofenduar në mënyrën më të rënd jo vetëm bankën por edhe gjyqtarin Mumini i cili nuk pat autoritet që ta jep edhe teknikën e dytë, si pasojë e kësaj lojtarët Pejanë konkretisht Brandon Walters sulmoi lojtarin Leurit Morina (të mitur) 17 vjeq.
Kjo erdhi në saje të neglizhencës të Komesarit garave Faton Kurshumliu i cili me delegim karastrofik të gjyqtarëve e solli fatin deri te përleshja.
Të lënduarit kanë hapur rast dhe kanë marrë trajtimin nga emergjenca dhe është hapur rasti në polici.
Kryesia e klubit tani do merr vendim për hapat e mëtutjeshëm.