25-04-2024

Reali i përgjigjet Ronaldos, a do të largohet tani nga Bernabeu?

Real Madrid i ka kthyer përgjigje kërkesës për rritje të rrogës nga Cristiano Ronaldo.

Real Madrid ka shfaqur gatishmëri t’ia rrisë rrogën Cristiano Ronaldos. Mediat spanjolle raportojnë se klubi madrilen është i gatshëm ta konsiderojë kërkesën e portugezit për një ofertë më të mirë financiare në Santiago Bernabeu.

Por, “Los Blancos” nuk do të shkojnë mbi 40 milionë euro të pagës vjetore, përcjell “lajmi.net”. Ronaldo ka hedhur në dyshim të ardhmen e tij në Real Madrid pas fitores ndaj Liverpoolit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Tani mbetet të shihet nëse Ronaldo do ta pranojë qëndrimin në Real Madrid, vendim që mund të vjen pas Kampionatit botëror në Rusi./rtk/

 

Asnjë koment

Comments are closed.