24-04-2024

Rënie historike e Euro-s: Po barazohet me Dollarin, vetëm 1 cent larg

Monedha Euro ka pësuar një rënie historike dhe po shkon drejt barazimit me dollarin.

Tashmë Euro ndhet vetëm 1 cent lart.

Euron ka treguar se kohët e fundit po pëson ulje të vlerës së tij në treg ndërkohë Dollari ka treguar se po forcohet si ndaj monedhës së BE-së dhe Paundit britanik.

Gjatë kësaj periudhe ekziston frika e recesionit e nxitur e cila krijohet nga inflacioni i lartë kjo edhe për shkak të rritjes së cmimeve si rrjedhojë e luftvs në Rusi-Ukrainë.

Përpara luftës Bashkimi Europian merrte rrethj 40% të gazit nga Rusia, ndërsa tani Kremlini ka ndaluar plotësisht gazin për disa shtete si dhe ka ulur me 60% furnizimin e Gjermanisë përmes Nord Stream.

Kriza energjitike po shoqërohet me një ngadalësim ekonomik ndërsa ekspertët janë skeptikë nëse Banka Qendrore Eruopiane do të mund të implementojë politika për të ulur inflacionin.

Inflacioni në Eurozonë, për herë të parë që nga 2011, qëndron në 8.6%. ndërsa në Shqipëri ajo ka kapur vlerën 7.4%.2 /NA /

Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.