Parashikimi i motit për sot

Për sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Vonë pasdite apo në mbrëmje, pritet vranësirat të marrin karakter zhvillimi dhe të gjenerojnë reshje të pakta lokale shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 7 – 12°C, ndërsa ato maksimale prej 22 – 26°C.

Era do të fryjë nga kuadrati i verilindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 16-41 km/h.