Rifillon qarkullimi në kufirin me Maqedoninë e Veriut, kontrollet vazhdojnë manualisht
Është rikthyer qarkullimi në pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut, pas ndërprerjes së përkohshme të shkaktuar nga një problem teknik në sistemin e regjistrimit të hyrje-daljeve.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se kalimi i qytetarëve dhe automjeteve është lejuar sërish, por kontrollet po kryhen manualisht dhe me procedura të dyfishta.

Më herët gjatë ditës, qarkullimi ishte pezulluar plotësisht, duke shkaktuar kolona të gjata në pikat kufitare. Autoritetet kishin rekomanduar përdorimin e pikave alternative deri në normalizimin e situatës.
